Haliti: Masat ndëshkuese të BE-së mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në KE - NACIONALE

Haliti: Masat ndëshkuese të BE-së mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në KE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka paralajmëruar se masat ndëshkuese të BE-së mund t`i paraqesin probleme Kosovës në rruhen drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Ai ka shprehur dyshime se anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion do të mund të bëhet derisa Kosova është nën masa ndëshkuese të BE-së.

“Problem i madh është tani sanksionet që ia kanë vendos Kosovës dhe nuk e di Kosova me sanksione a mund të kalojë kjo çështja e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Jam i dyshimtë që mund të bëhet”, ka thënë Haliti për Front Online.

Ai ka treguar se me këtë anëtarësim Kosova do të përfitonte shumë.

“Megjithatë unë do të kisha pas dëshirë shumë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sepse hapet një derë e mirë, e duhur edhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut edhe për disa çështje të tjera të rëndësisë së veçantë që janë në interes të Kosovës”, ka vlerësuar deputeti i PDK-së, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme.

Lajme të ngjashme