Haliti: "Escobari po m’doket gjithë kohën e lutë Lajçakun: hajt shko thuj ti se ty t’thotë po" - NACIONALE

Haliti: "Escobari po m’doket gjithë kohën e lutë Lajçakun: hajt shko thuj ti se ty t’thotë po"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Haliti, ka komentuar vizitën e fundit të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Haliti beson që Kurti më shumë e dëgjon Lajçakun sesa të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar.

Ky Escobari po m’doket ton kohen e lutë Lajçakun: hajt shko thuj ti se ty t’thot po.” – ka shkruar Haliti.

Përndryshe, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje.” – ka shkruar Kurti në Twitter.

Lajme të ngjashme