Haliti e Hiseni në Varshavë, pjesëmarrës në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Driton Hyseni po qëndrojnë në Varshavë për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Haliti tha se me këtë pjesëmarrje “po ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi”.
Postimi i plotë:
Përshëndetje nga Varshava!
Së bashku me deputetin Driton Hyseni po marrim pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Poloni.
Duke ndarë përvojat tona parlamentare, po ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi.