Haliti: Bedri Hamza ka plan konkret për ta rikthyer zhvillimin ekonomik - NACIONALE

Haliti: Bedri Hamza ka plan konkret për ta rikthyer zhvillimin ekonomik

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se kriza e krijuar nga kjo qeveri po rëndon mbi bizneset dhe qytetarët që varen nga pagat në sektorin privat.

Haliti ka bërë të ditur se gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve janë diskutuar sfidat me të cilat po përballen ata, sidomos në raport me ekonominë dhe punësimin.

“Kriza që ka sjellë qeveria Kurti po i godet rëndë bizneset, e bashkë me to edhe qytetarët që jetojnë nga puna dhe pagat në sektorin privat”, ka shkruar Haliti.

Sipas tij, përfaqësuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësimet e tyre për vështirësitë që po ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe në ruajtjen e vendeve të punës.

Haliti tha se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka plan konkret për rikthimin e zhvillimit ekonomik, mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e më shumë vendeve të punës.

“Bedri Hamza ka plan konkret për ta rikthyer zhvillimin ekonomik, për t’i mbështetur bizneset dhe për të krijuar më shumë vende pune”, ka shkruar Haliti.

Lajme të ngjashme