Halimi për postimin e Haxhiut: Qasje tërësisht e gabueshme, ndjellë frikë - NACIONALE

Halimi për postimin e Haxhiut: Qasje tërësisht e gabueshme, ndjellë frikë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë publikimi i rasteve të dhunës nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është qasje e gabusheshme dhe ndjellë frikë.

Halimi i ka parë veprimet e Haxhiut si të përçudshme dhe se fushatat vetëdijësuese nuk bëhet me statuse në Facebook.

Fushatat vetëdijësuese krijohen nga profesionistët ku përfshihen të gjithë akterët, jo statuse të pamenduara mirë për efektet e saja!”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Postimi i rasteve nga Ministrja e Drejtësisë të përçudshme. Ministrja do të duhej të hartojë politika mbi rezultate të hulumtimeve të detajshme, të organizoj takime me prokurorë, gjyqtarë e organizata të shoqërisë civile. Qasja e saj tërësisht e gabueshme, ndjellë frikë dhe aspak nuk i ndihmon parandalimit e raportimit të rasteve të abuzimeve e dhunimeve seksuale.

Fushatat vetëdijësuese krijohen nga profesionistët ku përfshihen të gjithë akterët, jo statuse të pamenduara mirë për efektet e saja!

Statusi i saj nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për të demonstruar fuqinë e pushtetit!

Lajme të ngjashme