Halimi pasi VV bojkotoi mediat: Pushtet autoritar - NACIONALE

Halimi pasi VV bojkotoi mediat: Pushtet autoritar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që këta të fundit kanë bojkotuar disa media gjatë fushatës zgjedhore.

Halimi ka thënë se faza e parë e një pushtetit autoritar është vetmjaftueshmëria dhe mosballafaqimi me oponencën, duke shtuar bojkotin e debatit publik dhe mediave.

Ndërsa sipas Halimit, faza e dytë është diskreditimi i mediave dhe kritikëve.

Faza e parë e një pushteti autoritar është vetmjaftueshmëria dhe mosballafaqimi me oponencën. Bojkotimi i debatit publik dhe mediave. Faza e dytë dhe më arrogante është diskreditimi i mediave dhe kritikëve, pra paraqitja e mediave si të pabesueshme dhe dorë e zgjatur e armikut. Rëndom ky armik i brendshëm është i fabrikuar. Faza e tretë është shtypja masive.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme