Halimi pas vendimit të Kushtetueses: LDK parandaloi tendencën e mbrapshtë të pushtetit neokomunist - NACIONALE

Halimi pas vendimit të Kushtetueses: LDK parandaloi tendencën e mbrapshtë të pushtetit neokomunist

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një përgjigje drejtuar Nacionales ka komentuar rrëzimin e tërësishëm të Projektligjit për Masa të Përkohshme të Produkteve Themelore nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Halimi e ka cilësuar pushtetin e drejtuar nga kryeministri Kurti si “komunist” duke e akuzuar se sërish ka tentuar që të shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Për fat të mirë, LDK e parandaloi këtë tendencë të mbrapshtë, e cila do të mund të çonte drejt një oligopoli në tregtinë e produkteve bazike, e cila do të rezultonte shkatërrimtare për bizneset familjar edhe mbarë ekonominë e vendit tonë,” – shkruan ajo.

Pas publikimit të vendimit, reagimet e kritikëve të qeverisë janë të shumta por jo edhe ato nga vetë eksponentët e Qeverisë së Kosovës.

Përgjigja e plotë:

Gjykata Kushtetuese sot e aprovoi si të drejtë kërkesën e parashtruae nga LDK, duke rrëzuar në tërësi Projektligjin për Masa të Përkohshme të Produkteve Themelore. Pushteti neokomunist sërish tentoi të shkelë Kushtetutën, në tendencën për të deformuar rregullat bazë të ekonomisë së tregut të lirë dhe konkurrencës së ndershme.

Për fat të mirë, LDK e parandaloi këtë tendencë të mbrapshtë, e cila do të mund të çonte drejt një oligopoli në tregtinë e produkte bazike, e cila do të rezultonte shkatërrimtare për bizneset familjare dhe mbarë ekonominë e vendit tonë.

Lajme të ngjashme