Halimi, LDK: Pushteti (VV) është dorëzuar para krizave me të cilat po përballet vendi - NACIONALE

Halimi, LDK: Pushteti (VV) është dorëzuar para krizave me të cilat po përballet vendi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka bërë një postim interesant në profilin e saj në Facebook duke denoncuar Qeverinë Kurti II.

Halimi ka përmendur krizat me të cilat po përballet shteti dhe shoqëria jonë, duke akuzuar Kurtin për një gjë të tillë.

Por, përveç akuzës ajo ka akuzuar Kurtin në mënyrë indirekte edhe se po shpërfill këto probleme.

“Partia në pushtet nuk mund të merret me krizën e energjisë elektrike e çmimeve, mbase problemet e qytetarëve nuk janë tema ‘interesante’ për përsiatjet e ligjërimet e kryeministrit!” – është shprehur ajo.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Pushteti ngre lartë flamurin e bardhë të dorëzimit

Fillim javën e nisim me reduktime të energjisë elektrike! Në mes të gushtit, familjeve të vendit tonë për pos krizës së çmimeve të larta të produkteve esenciale për jetë; tani i shtohet edhe ngarendja për ta zënë rrymën e kryer obligimet e përditshmërisë që po i rëndohet çdo ditë e më shumë.

Partia në pushtet nuk mund të merret me krizën e energjisë elektrike e çmimeve, mbase problemet e qytetarëve nuk janë tema ‘interesante’ për përsiatjet e ligjërimet e kryeministrit!

Lajme të ngjashme