Halimi kritikon qeverinë e Kurtit: Ka filluar t’i konstatojë veprimet e vonuara të vetvetes - NACIONALE

Halimi kritikon qeverinë e Kurtit: Ka filluar t’i konstatojë veprimet e vonuara të vetvetes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për strategjinë e saj të vonuar dhe të paqartë. Në një postim në Facebook, Halimi tha se qeveria po krijon një realitet paralel, duke mos e pranuar përgjegjësinë për veprimet e vonuara të vetes.

Ajo gjithashtu kritikoi shkarkimin e ekipit "vetmenaxhues" nga qeveria, duke e quajtur atë një projektim të dështuar.

Sipas Halimit, në mungesë të një fajtori kujdestar, qeveria po kërkon fajtorë të tjerë dhe kësaj radhe po fajëson vendet e Bashkimit Europian për gjendjen aktuale në Kosovë.

"Qeveri konfuze dhe e mjegullt Strategjia e kësaj qeverie është jo vetëm e vonshme, por ka filluar t’i konstatojë veprimet e vonuara të vetvetes. Pas pasojave, gjithmonë e krijojnë një gjendje tjetër - një realitet paralel - e që realisht kurrë nuk është kontinuiteti i asaj çfarë bëjnë. Fillimisht, të kënaqur me përfshirjen e vetmenaxhimit në Marrëveshjen e Ohrit, madje deri në glorifikim të saj, pastaj shkarkuan ekipin “vetmenaxhues” duke e projektuar si të dështuar. Rrjedhimisht, në mungesë të një fajtori kujdestar, të brendshme, ndezin turbo-makineritë kërkuese për fajtorë të tjerë, përjashtë. Kësaj radhe qenkan vendet e BE-së fajtore. Kryetari i Kuvendit të Kosovës konstaton se blloku i vendeve evropiane sikur po synuaka ta rrënojë shtetin kosovar duke kërcënuar me largim nga dialogu!? Ndonëse, si gjithmonë nuk e thotë kah do t’ia mbajë pastaj." - ka shkruar Halimi.

Lajme të ngjashme