Halimi: Është e dëmshme dhe shqetësuese dëmtimi i raporteve me Amerikën
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se është shqetësuese dhe e dëmshme të bëhet një ndarje të tillë në mes të Kosovës dhe ShBA-ve.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se papjekuria politike, po e kthën historinë në në konsum popullist ditor shkurtpamës, pa u shqetësuar për pasojat afatgjate të këtij amatorizmi të skajshëm.
“Shtëpia pa miq nuk mbahet, politika në përgjithësi - e diplomacia në veçanti, me 'sovranistë' të padijshëm nuk zhvillohet”, ka thënë ajo.