Halimi e LDK-së: Qeveria publikoi koeficient demagogjie e propagande - NACIONALE

Halimi e LDK-së: Qeveria publikoi koeficient demagogjie e propagande

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike e LDK-së Sibel Halimi e ka komentuar vlerën e koeficientit prej 105 eurove të bërë publike sot nga Qeveria e Kosovës.

Barazi” dhe “ndershmëri” paska shkruar kryeministri i vendit lidhur me koeficientin e pagës. Kjo është logjika ekonomike e kësaj qeverie, koeficient demagogjie, propagande dhe braktisje të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë në përditshmërinë tyre”, ka shkruar Halimi.

E vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Kështu deklaroi gjatw ditws sw sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.

Ai tha se kjo vlerë e koeficientit do të ndryshojë në vitin 2024, dhe nga janari i vitit tjetër do të jetë 110 euro. Sipas Kurtit, çdo vit në bazë të mundësive buxhetore, ky koeficient do të lëvizë.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.

Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Lajme të ngjashme