Halimi e LDK-së përkujton Rilindjen në 78 vjetorin e daljes së numrit të parë - NACIONALE

Halimi e LDK-së përkujton Rilindjen në 78 vjetorin e daljes së numrit të parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka shkruar sot për përvjetorin e 78 të numrit të parë të gazetës Rilindja.

Ky përvjetor gjen Kosovën pa asnjë gazetë të vetme të përditshme të formatit të shtypur, e megjithatë përkujtimet për Rilindjen janë të shumta.

Halimi me anë të një statusi në Facebook ka theksuar rëndësinë që kjo gazetë e kishte për rezistencën ndaj pushtetit, megjithëse një pretendim i tillë mund të kontestohet nga njohës të kushteve në të cilat ekzistonin gazetat në periudhën e ish-Jugosllavisë por edhe vet historisë së gazetës Rilindja.

“Sot pas 78 viteve, veprimtaria e ‘Rilindjes' mbetet më shumë si kujtesë përmes rrëfimeve individuale të intelektualëve, që me gjithë vështirësitë e tyre, arritën ta mbajnë të gjallë të vërtetën e një kombi të shtypur, nëpërmjet të shkruarit në gjuhën tonë.” – u shpreh Znj. Halimi.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme