Halimi e LDK-së pas komentit të Kurtit për emërimin e Gërvallës në RTK: Mashtrimi të mos lejohet më
Deklaratës së Kurtit mbi përzgjedhjen e Rilind Gërvallës si drejtor televizioni në RTK i ka reaguar edhe zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi me anë të një shkrimi të titulluar “mashtirmi nuk duhet lejuar më!”
Kurti u shpreh mes tjeras se kriteret që duhen plotësuar nga njerëzit për t’u angazhuar në RTK ishin profesionalizmi dhe etika.
Sipas Halimit, ky ishte një mashtrim.
“Drejtori i Televizionit Publik është aktivist i partisë së tij. Ndërsa, për qëllim propagandimi, Ministria e Kulturës hiç më pak se 750 mijë euro ia dhuroi për tri vjet RTK-së,” – argumentoi znj. Halimi.
Ajo tutje vazhdoi duke thënë që gazetarët në RTK nuk e meritonin një trajtim të tillë.
Më tej, znj. Halimi paralajmëroi se LDK-ja nuk do të merrte pjesë në asnjë emision nga transmetuesi publik deri në anulim të vendimit për drejtorin e televizionit.