Halimi e LDK-së i kërkon dorëheqjen ministrit Xhelal Sveçla - NACIONALE

Halimi e LDK-së i kërkon dorëheqjen ministrit Xhelal Sveçla

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka mirëpritur suspendimin e zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së.

Megjithatë, ajo ka bërë me dije se vetëm ky veprim nuk mjafton.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se bashkë me policët duhet të largohet edhe ministrit i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkoj deri në fund. Është padyshim lajm i mirë suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton. Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër. Gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor. Pra, ishte nën përkujdesjen e shtetit që dështoi ta mbronte atë. Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”, ka shkruar Halimi.

Lajme të ngjashme