Halimi e LDK-së: Duhet të përqendrohemi tek gjuha që flasim për të ndjekur rrugën drejt bazarisë
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka biseduar me nxënësit e shkollës “Emin Dukraku” për rëndësinë e barazisë gjinore.
Halimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndryshimi i shkolla është hapësira ku mund të parandalohen pabarazia e diskriminimi gjinor.
“Ndryshimi i roleve patriarkale të grave dhe burrave në një shoqëri fillojnë nga moshat e hershme. Ndaj, edukimi, shkolla është hapësira ku mund të parandalohen pabarazia e diskriminimi gjinor. Me ftesë të drejtorit të shkollës “Emin Duraku” Visar Osmanit dhe arsimtarit të edukatës qytetare, njëherit edhe ish studenti im, Florim Shabani pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me nxënësit lidhur me rëndësinë e barazisë gjinore. Bashkërisht diskutuam se si gjuha seksiste në përditshmërinë tonë ndikon në krijimin e një shoqërie të pabarabartë dhe të dhunshme.” – ka shkruar Halimi.
Ajo tutje ka thënë se na duhet përqendrim tek gjuha që flasim për të ndjekur rrugën tonë drejt barazisë.
“Ndaj, për të ndjekur rrugën tonë drejt barazisë në liri na duhet përqendrimi tek gjuha që flasim dhe me të cilën i drejtohemi tjetrit që nuk është si ne. Kjo vlerë e një rëndësie parësore, asnjëherë nuk duhet kufizuar vetëm si kauzë grash e vajzash, duhet të jetë përpjekje e angazhim gjithëshoqëror dhe këto vlera duhet përbrendësuar tek fëmijët tanë. Sot fëmijët më bërën dhuratë të bukur, punëdore, me emrin tim të gravuar. U rritshi me idenë e barazisë!” – ka shkruar zëdhënësja e LDK-së.
