Halil Thaçi, kandidat i VV-së për kryetar të Obiliqit - NACIONALE

Halil Thaçi, kandidat i VV-së për kryetar të Obiliqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Halil Thaçi do të jetë kandidat për kryetar të Obiliqit.

Lajmi është bërë i ditur në një njoftim për media.

Postimi:

Me Halil Thaçin qeverisja komunale në Obiliq i kthehet qytetarëve! Drejt fitores së madhe në zgjedhjet lokale!

Sot, në prani të kryesisë së qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot, me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, sekretarit organizativ Rama, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, me unanimitet të plotë, konfirmuan mbështetjen dhe njëherazi vendosën për nominimin e deputetit aktual Halil Thaçi si kandidat për kryetar të komunës së Obiliqit.

Qytetarët e Obiliqit kanë votuar me mendje e me zemër për ndryshimin krejt dhe drejt e për vazhdimin e mirëqeverisjes cep më cep.

Këtë herë, në Obiliq erdhi dita, me vendosshmëri e me bindje të plotë, që të fitojmë edhe në zgjedhjet komunale.

Alternativa qeverisëse e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kastriot përfshinë të gjitha lagjet e fshatrat anembanë komunës. Fryma e investimeve të Qeverisë qëndrore për Kastriotin do të përcjellet edhe në nivelin lokal ku përkushtimi e puna për përmirësim të kushteve e të shërbimeve për qytetarët do të jetë e pandalshme.

Urime të gjithë aktivistëve e të gjithë qytetarëve të Kastriotit! Le të punojmë bashkë që fitorja jonë në Kastriot të jetë sa më e madhe e sa më e sa më e thellë!

Lajme të ngjashme