Halil Matoshi çuditet me Albin Kurtin: Qysh s’pati kundërkandidat në zgjedhjet në LVV? - NACIONALE

Halil Matoshi çuditet me Albin Kurtin: Qysh s’pati kundërkandidat në zgjedhjet në LVV?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Halil Matoshi, në një përgjigje për Nacionale, ka vlerësuar se partitë politike kosovare janë parti të liderëve dhe jo të antarësisë së tyre.

z.Matoshi theksoi se zgjedhjet në partitë politike kosovare nuk janë demokratike.

“Partitë politike kosovare janë parti të liderëve e jo anëtarësisë (pos LDK-së postrugoviane) kështu që dalja e liderit në plan të dytë mund ta shpërbëjë akëcilën nga to. Demokracia është procedurë dhe kërkon më shumë kandidatë në garë e nëse nuk kemi dy a më shumë të tillë, d.m.th. shkilet Demokracia”, tha Matoshi.

Matoshi është shprehur i habitur më zgjedhjen e Kurtit në krye të LVV pa ndonjë kandidat të dytë.

“Por më habit sidomos Albin Kurti, i cili në kulm të suksesit zgjedhor, kandidon dhe zgjidhet pa kundërkandidatë!? Mesazh deshpërues për demokracinë.”, tha Halil Matoshi.

Lajme të ngjashme