Hakohet faqja e Komunës së Pejës, mbushet me filma
Është hakuar faqja e Komunës së Pejës në Facebook.
Në këtë faqe që dikur postoheshin aktivitetet e zyrtarëve të Komunës së Pejës, tashmë që gati një ditë aty po postohen disa sekuenca të filave të ndryshëm.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga kryetari apo udhëheqësia e kësaj komune.

