Hakiu ecën vetëm: Abazi i VV-së paralajmëron konferencë për media - NACIONALE

Hakiu ecën vetëm: Abazi i VV-së paralajmëron konferencë për media

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizje Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një statusi në Facebook, ka paralajmërar se këtë të premte, në orën 10:00 do të dalë në konferencë për media.

Abazi, në statusin e tij drejtuar qytetarëve e mediave, e ka theksuar faktin se konferenca e tij, do të jetë në kapacitete të deputetit dhe përfaqësuesit të votës qytetare, por pa e përmbendur subjektin politik, të cilin e përfaqëson në Kuvend.

Ai ka paralajmëruar se gjatë kësaj konference do të flasë për krizën energjetike dhe për çështjet dhe zhvillimet në Politikën e Jashtme.

Nuk dihet nëse deputeti Abazi, do t’a vazhdojë këtë praktikë edhe në javët në vazhdim, dhe për më shumë çështje se këto të paralajmëruara për të premten.

Statusi i plotë i Abazit:

Lajme të ngjashme