Haki Abazi thotë se Shqipëria duhet ta pushtojë Kosovën, Ramabaja i reagon për logjikën
Haki Abazi, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, ka folur për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai ka bërë një deklaratë të çuditshme. Në RTV Dukagjini, Abazi ka vlerësuar se Shqipëria duhet ta pushtojë Kosovën.
“Unë mendoj që Shqipëria duhet me pushtu Kosovën. Me ushtri duhet me ardhë, sepse është pjesë e territorit të vet. E lëre më me përcaktu ministra” – tha Abazi.
Këtu ndërhyri analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si avokues i projektit të federatës shqiptare.
“Po edhe kjo logjikë s’ka kuptim” – tha ai.