Haki Abazi thotë se Kurti dëshiron zgjedhje ku shihet “si viktimë, i vetëm kundër të gjithëve” - NACIONALE

Haki Abazi thotë se Kurti dëshiron zgjedhje ku shihet “si viktimë, i vetëm kundër të gjithëve”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Haki Abazi, ish-deputet i revoltuar i VV-së, ka qenë i ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, ku ka lëshuar një mori kritikash ndaj Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Në intervistë, z. Abazi vlerësoi se Kurti dëshiron të shkojë në zgjedhje si viktimë.

“Gjithmonë ka potencial për zgjedhje. Nëse e analizojmë momentin, s’ka moment ma të volitshëm për kryeministrin Kurti me shku në zgjedhje. Si viktimë. I vetëm kundër të gjithëve. Edhe kundër opozitës edhe kundër bashkësisë ndërkombëtare, kundër amerikanëve dhe evropianëve.” – vlerësoi ai.

Madje, këtë mendësi, Abazi e ka quajtur si “një lloj shantazhi”.

“Tani, shtrohet pyetja a mundet z. Kurti me paketu shkuarjen në zgjedhje si viktimë e jo si dështak. Kjo, determinon faktin që nuk do kemi zgjedhje këtë vit. Ky është një lloj shantazhi ndaj opozitës dhe bashkësisë ndërkombëtare që, nëse vazhdoni me trysninë e madhe, unë muj me shku në zgjedhje, me vonu procesin dhe me u kthy prapë në qeveri që i bie që do merreni me mu edhe një kohë të caktuar. Këto lojëra nuk shiten.”tha ai.

Lajme të ngjashme