Haki Abazi para gazetarëve: Zilja e Kuvendit nuk e lë të flasë - NACIONALE

Haki Abazi para gazetarëve: Zilja e Kuvendit nuk e lë të flasë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosje, Haki Abazi, nuk po mund të mbajë konferencë për media, për shkak të ziles së Kuvendit që po dëgjohet para fillimit të deklarimit të tij.

Abazi para gazetarëve ka thënë se po presin deri të ndalet zilja, siç tha ai “nëse nalet”

Po presim deri të nalet zilja nëse nalet” – ka thënë Abazi.

Ndryshe Abazi të mërkurën mbrëma shkroi se për sot do të mbajë konferencë ku do të tregojë disa video-inçizime dhe skandale të të tjera.

Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë.” – shkroi Abazi.

Abazi është kritik ndaj Qeverisë dhe punës së kryeministrit, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme