Haki Abazi i bashkohet Listës së AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se deputeti Haki Abazi do t’i bashkëkohet kësaj partie.
Sipas njofimit, Haradinaj e Abazi do të mbajnë sot konferencë për medie nga ora 12:00.
“Të nderuar,Sot në ora 12:00, në selinë e AAK-së mbahet konferencë e përbashkët shtypi e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Haki Abazit.” – thuhet në njoftim.