Hakerët e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë - NACIONALE

Hakerët e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Krahas sulmit në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, hakerat iranian kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie.

Përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar një video 6 minuta të gjatë ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në RSH, raporton TCh.

Në video tregohet filmimi që përcjell kamera e sigurisë në hyrjen numër tre në Aeroportin Nënë Tereza, ku shfaqet një punonjës i policisë kufitare përballë sistemit TIMS dhe qytetarë që presin tu kontrollohet pasaporta.

Ora kur hakerët e Iranit janë futur në sistemin e kamerave është 20:04.

Lajme të ngjashme