Bajrami: Projektligji për vendosje të marzhës do të falimenton shumë biznese
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore për vendosjen e marzhës se fitimit për produkte ushqimore.
Në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për këtë projektligj, ajo ka thënë se me këtë projektligj do të falimentohen shumë biznese të vogla dhe të mesme.
Sipas saj, një projektligj i tillë është kundër ekonomisë së lirë të treguar.
“Me nivelizim të çmimeve ju vrani konkurrencën në mes të gjithë atyre që ofrojnë produkte të njëjta. Sepse ju po vendosni çmime të njëjta për të gjithë. Ju me caktimin e çmimeve të njëjta dhe caktimin e marzhës e bëni edhe një dëme tjetër, ju i shtyni drejt falimentimit të mijëra dyqane të vogla në fshatra e periferi të qytetit”, ka thënë ajo.