Hajnat vjedhin Shtëpia e Shëndetit në Kaçanik, nuk dihet vlera e dëmit - NACIONALE

Hajnat vjedhin Shtëpia e Shëndetit në Kaçanik, nuk dihet vlera e dëmit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në Shtëpinë e Shëndetit në Kaçanik, ku edhe kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ku ndër të tjera thuhet se raportimin e ka bërë një burrë, punonjës i Shtëpisë së Shëndetit.

Sipas PK-së nuk dihet vlera e dëmit dhe se rasti është duke u hetuar si “vjedhje e rëndë”.

Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme