Hajnat hyjnë në banesën e prokurorit, ia vjedhin kuletën dhe dy palë çelësa
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një prokurori i kanë hyrë hajnat në banesë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është thënë se prokurorit në fjalë i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa.
“Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.