Hajdari tha se s’u intervistua nga Prokuroria Speciale, tallet pak Nol Nushi
Më shumë se tri orë qëndroi përbrenda ndërtesës së Prokurorisë Speciale, por Ministrja Rozeta Hajdari mohoi të jetë intervistuar në cilësinë e të dyshuar për çështjen e skandalit të rezervave shtetërore të raportuar muaj më parë nga Nacionale.
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, s’mundi të mos humorizojë me krejt këtë situatë kundërthënëse, duke paramenduar pyetjet e prokurorisë ndaj saj.
Postimi i Nushit:
Kur po intervistohen keta te pushtetit nga Prokuroria, po thojne: "nuk ishte intervistim, por kemi ardhe me dhene sqarime" 🤣
Nderkohe pyetjet sqaruese te prokurorise:
Znj Hajdari, si eshte e mundur qe nje furragji nga Prishtina, me pase qasje ne tenderin sekret te rezervave shteterore?