Hajdari: Kurti e ka në epiqendër qytetarin, jo asfalltin
Deputetja e VV-së, Rozeta Hajdari, thotë se pakoja prej 200 milionë eurosh e paralajmëruar nga Qeveria e Albin Kurtit ka në qendër qytetarin.
Ajo tha se masat synojnë lehtësimin e barrës së inflacionit përmes projektligjeve dhe pakove mbështetëse.
Sipas saj, “kryeministri Kurti e ka epiqendër qytetarin, jo asfalltin”, duke përmendur ligjet për mbrojtjen e konsumatorit, rregullimin e çmimeve dhe skemat sociale.
Hajdari pretendon se qeveria po i përgjigjet krizave ekonomike me politika mbështetëse në disa sektorë.