Hajdari i quan “sulme opozitare” publikimet e mesazheve për rezervat shtetërore
Ish-ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar pas publikimit të mesazheve të një grupi në WhatsApp, të cilat lidhen me rastin e rezervave shtetërore.
Në një përgjigje për ‘Noval Media’, Hajdari i ka cilësuar këto publikime si “sulme opozitare”.
Hajdari, e cila ka drejtuar dikasterin përgjegjës për këtë fushë, nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj saj, ndërsa ka insistuar se sulmet ndaj saj kanë prapavijë politike.