Hajdari i OVL-UÇK-së: E kemi pranuar letrën e Kurtit, ai nuk është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës - NACIONALE

Hajdari i OVL-UÇK-së: E kemi pranuar letrën e Kurtit, ai nuk është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së OVL-UÇK-së, Enver Hajdari, tha se e kanë pranuar letrën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me mospajtimet mes OVL-UÇK-së dhe qeverisë për përfshirjen e tyre në ligjin e Pagave.

Hajdari tha se si kryesi do ta shqyrtojnë letrën, por që Kurti s’është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës

“Së pari letrën e kemi marrë, e kemi pa. E kemi një kryesi dhe do të ulemi ta shqyrtojmë. Po shihet që nuk ka ndonjë rezultat dhe Albin Kurti nuk është i gatshëm t’i mbrojë këto kategori të luftës. Kjo qeveri me pasë qenë e interesuar, ju e dini sa invalidi e sa veterani është që kanë nevojë për kujdes, çdo qeveri të paktën i ka rehabilituar nëpër banja sidomos invalidëve të luftës të cilët kanë nevojë të trajtohen. Po mungon vullneti, sepse ky kur ka ardhë në qeveri, ka ardhë që t’i trajtojë të gjithë qytetarët njëjtë”, tha ai në T7.

Hajdari tha se fëmijët e kategorive të luftës po e lëshojnë Kosovën.

“Fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve po e lëshojnë Kosovën dhe po shkojnë në kurbet. Ku është kjo qeveri që ka folur për zbrazjen e Kosovës”, u shpreh Hajdari.