Hajdari: Drejtësia e Speciales është për faqe të zezë, trupi gjykues dhe prokuroria janë e njëjta palë - NACIONALE

Hajdari: Drejtësia e Speciales është për faqe të zezë, trupi gjykues dhe prokuroria janë e njëjta palë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka vlerësuar se rrëzimi i mocionit të mbrojtjes për rënien e disa pikave të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i pabesueshëm.

Ai ka vlerësuar se veprimi i sotëm i Gjykatës Speciale nuk ka të bëj me drejtësi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hajdari ka shkruar se trupi gjykues dhe prokuroria tashmë janë e njëjta palë.

“E pabesueshme! Rrëzimi i mocionit të mbrojtjes për rënien e disa pikave të aktakuzës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së u bë menjëherë dhe prerazi. Kjo nuk ka erë drejtësie. Si mund të thotë trupi gjykues se nuk ka autoritet të rrëzojë pika të aktakuzës? Atëherë kush ka autoritet? Kompasi moral i Gjykatës tashmë s'ekziston fare. Drejtësia nuk po e thotë fjalën e vet, sepse padrejtësia po ngulfat. Trupi gjykues dhe prokuroria tashmë janë e njëjta palë. Për turp e për faqe të zezë!”, ka shkruar Hajdari.

Lajme të ngjashme