Hajdari: Bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit - NACIONALE

Hajdari: Bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, theksoi se qytetari i Drenasit është prioriteti kryesor i tij dhe i ekipit të tij, ndërsa programet politike janë thjesht mjete që shërbejnë për të realizuar këtë qëllim.

Ai gjithashtu shtoi se deputetët, kandidatët dhe mbështetësit e PDK-së, së bashku me qytetarët, janë të angazhuar rreth një programi zhvillimor të përbashkët, që synon përmirësimin e kushteve për të gjithë.

Postimi:

I pari është qytetari i Drenasit, e programet politike janë veç shërbim ndaj tij.

Bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit.

Energjitë e PDK-së në Drenas janë të bashkuara rreth një projekti që synon t'i japë Drenasit pamjen dhe qeverisjen që meriton.

Deputetë e kandidatë, kontribues të PDK-së e mbi të gjitha, qytetarë të Drenasit, i bashkon projekti e programi ynë për ta zhvilluar Drenasin.

Falemnderit shumë të gjithëve për përkrahjen!

Rrugëtojmë të bashkuar për qytetarët e Drenasit. Programi zhvillimor i PDK-së i thërret dhe i bashkon të gjithë.

Zemra e Drenasit rreh për shërbim.

Lajme të ngjashme