Hajdar Beqa: Gjakova e bashkuar në përkrahje të Bedri Hamzës - NACIONALE

Hajdar Beqa: Gjakova e bashkuar në përkrahje të Bedri Hamzës

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjakovë – Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së dhe Kryetar i Degës së kësaj partie në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka vlerësuar si madhështor takimin e mbajtur në Gjakovë në përkrahje të Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.

Përmes një postimi, Beqa ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe mbështetjen, duke theksuar se energjia, bashkimi dhe vendosmëria e treguar në këtë tubim janë sinjal i qartë se fitorja po afron.

Ai u ka bërë thirrje strukturave dhe qytetarëve që deri më 28 dhjetor të mos ndalen me angazhimin, duke theksuar se vetëm përmes punës së përbashkët do të kurorëzohet fitorja e madhe e PDK-së.

“Faleminderit Gjakovë”, ka përfunduar Beqa mesazhin e tij.

Lajme të ngjashme