Guri thotë se deputetët e VV-së e quajtën “bebe” dhe e përqeshën në seancë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, pretendoi se deputetë të Vetëvendosjes e kanë përqeshur dje gjatë seancës konstitutive.
“Bebe” dhe “Janjevë Guri”, tha ai, ishin dy prej epiteteve që ia kanë thënë/.
“Mirëpo dje ndodhi diçka e pazakontë që nuk ka ndodh më herët, prej momentit që jam ngritur në këmbë, kanë filluar në mënyrë të ç’thurur britma, e piskama të 48 deputetëve të VV-së, prej momentit të parë që jam ngrit në këmbë e deri te foltorja, dhe kur kam mbërri te foltorja mu më është pamundësuar me ofru propozimin e LDK-së, sepse ishin komplet të shthurur, mua fillimisht m’u desht me i qetësu deputetët e VV-së”, vijoi tutje ai.