Grushtohet në protestë Sali Berisha - NACIONALE

Grushtohet në protestë Sali Berisha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një incident raportohet të ketë ndodhur pak më parë në protestën që po zhvillohet në Tiranë nga përkrahësit e Sali Berishës.

Kreu i Partisë Demokratike del se është goditur nga një protestues që ndodhej pranë tij.

Shumë protestues ndërkohë, raporton Top Channel, i janë vërsulur personit që e goditi me grushte Berishën.

Derisa Berisha me protestues po zhvillojnë protestën e tyre, në Tiranë po mbahet edhe Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ku po merr pjesë mes tjerëve edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Deri tash nuk ka informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të z. Berisha, i cili është 78 vjeçar.

Mes kërkesave të bëra në këtë protestë, më kryesorja që bie në sy është ajo "Duam demokraci, jo stabilokraci" e shkruar në gjuhën angleze.

LAJMI NË PËRDITËSIM...

Lajme të ngjashme