Drithërat e zonës së pushtuar ukrainase do të shiten në Irak, Iran e Arabi Saudite - NACIONALE

Drithërat e zonës së pushtuar ukrainase do të shiten në Irak, Iran e Arabi Saudite

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i administratës së vendosur nga rusët në Zaporizhia të Ukrainës, Yevgeny Balitsky, ka thënë se ky rajon planifikon që drithërat t'i shesë në Lindje të Mesme, sipas raportimit të agjencisë “Tass”.

Agjencia ruse e lajmeve raportoi se shtetet kryesore të përfshira në marrëveshje janë Iraku, Irani dhe Arabia Saudite. Ukraina vazhdimisht e ka akuzuar Rusinë për vjedhje të drithërave, por Moska e ka mohuar akuzën.

Të hënën, një zyrtar i lartë turk tha se Turqia ka ndaluar një anije ruse në Detin e Zi për ta hetuar pretendimin e Ukrainës se me atë mjet po transportohen drithëra të vjedhura të saj.

Lajme të ngjashme