Grupi pro-iranian “Al-Nujaba” në Irak zotohet për vazhdimin e sulmeve ndaj forcave amerikane - NACIONALE

Grupi pro-iranian “Al-Nujaba” në Irak zotohet për vazhdimin e sulmeve ndaj forcave amerikane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grup i përkrahur nga Irani e që vepron në Irak, “Al-Nujaba”, është zotuar për vazhdimin e sulmeve ndaj forcave të ShBA-së derisa ato të tërheqen nga Iraku dhe derisa të ndërpriten operacionet izraelite në Gaza.

Kryetari i këtij grupi, Akram Al-Kaabi, tha se “Al-Nujaba” nuk do ta ndjekë shembullin e grupit “Kataib Hezbollah”, organizata më e fuqishme prokurë iraniane në Irak, e cila të martën tha se do t’i pezullonte operacionet kundër forcave të ShBA-së në rajon, raporton televizioni CNN.

Al-Kaabi shtoi se kërcënimet e ShBA-së nuk do ta frikësojnë grupin e tij. “Çfarëdo shënjestrimi do të përballet me një përgjigje të duhur” – tha ai në një deklaratë të publikuar të premten.

Prokurat pro-iraniane po marrin masa para një hakmarrjeje të pritshme ushtarake të ShBA-së kundër grupeve përgjegjëse për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në Jordani këtë javë përmes një sulmi me dron.

ShBA-ja e mban Iranin gjerësisht përgjegjës për armatosjen dhe përkrahjen e këtyre grupeve dhe ka thënë se grupi “Kataib Hezbollah” me gjasë e kreu sulmin vdekjeprurës në Jordani të dielën.

Lajme të ngjashme