Gruda: Vetëvendosje po synon president të nënshtruar ndaj partisë - NACIONALE

Gruda: Vetëvendosje po synon president të nënshtruar ndaj partisë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po synon ta ketë në krye të shtetit një figurë të nënshtruar ndaj vullnetit të partisë në pushtet dhe pa pavarësi politike.

Duke folur në emisionin Debat Plus, ai tha se ambicia e Vetëvendosjes është zgjedhja e një presidenti që do t’i shërbejë plotësisht interesave të saj politike.

“Këta kanë dashtë president më shumë se kaq (se presidentja Vjosa Osmani). Më shumë se ua cakton datën e zgjedhjeve. Që është në diktatin e plotë, që është militant partiak, i instaluar në zyrën e kreut të shteti. Kjo është e keqja. Se të gjithë ne po e kuptojmë ku po shkojmë. Prandaj duhet me ndalë”, ka thënë Gruda.

Lajme të ngjashme