Gruda, Qorollit: Byroja për Konfiskim të Pasurisë që nuk konfiskon pasuri, më së pari titullin e ligjit e keni gabim
Përparim Gruda i Partisë Demokratike të Kosovës në emisionin “kallxo.com” ka debatuar me Vigan Qorollin e Vetëvendosjes për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.
Gruda tha se qysh në titull është gabim ai ligj, sepse është byro që nuk konfiskon pasuri.
Gruda: “A konfiskon pasuri?”
Qorolli: “Vendimin e merr Gjykata,”
Gruda: “Atëherë nuk konfiskon, falemnderit.”
“Një sqarim m’e dhanë. Se po përmendet kjo, edhe e ka përmend edhe Kurti shumë. Byroja që ka me themelu VV-ja nuk e konfiskon pasurinë e kurrëkujt. Me ligj, Byroja nuk konfiskon pasurinë e kurrëkujt. Byroja i çon do raste në Gjykatë, dhe Gjykatat vendosin. Kjo është nën 1. U kam thanë edhe në Kuvend, titulli i ligjit është gabim, sepse nuk është për konfiskim. Ajo nuk konfiskon. Edhe aty e kemi kalu në komision për legjislacion dhe edhe vetë Ministrja na ka thanë, nuk konfiskon Byroja. Prandja mos t’i shesim publikut diçka që s’është,” tha ai.
Ndërkaq Qorolli i Vetëvnedosjes tha se “Byroja bën hetimin preliminar, dhe sigurisht që vendimi përfundimtar i takon Gjykatës.”