Gruda pyet VV-në: A është kjo drejtësia që ua keni premtuar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Dehari?
Koordinator i PDK-së për Drejtësi, Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër konferencën e Vetëvendosjes para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Dehari.
Gruda ka përmendur djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore, duke thënë se për më shumë se tri vjet nuk kanë zbardhur asgjë për rastin Dehari.
Ai ka thënë se konferenca është e turpshme dhe e papranueshme.
Shkrimi i tij:
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet në pushtet, gjatë të cilëve nuk është bërë asgjë për të zbardhur rastin Dehari, përkundrazi Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë, sot LVV vendosi të organizojë një konferencë për media para Prokurorisë Speciale, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.
A është kjo drejtësia që keni premtuar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Dehari?
Kjo është e papranueshme dhe e turpshme.