Gruda: Procesi për presidentin “farsë”, Kurti e ka dizajnuar për dështim - NACIONALE

Gruda: Procesi për presidentin “farsë”, Kurti e ka dizajnuar për dështim

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për procesin e zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar atë si të qëllimshëm për bllokim.

Ai tha se negociatat e muajve të fundit kanë qenë “farsë”.

“Kjo që ka bërë Kurti… është proces i dizajnuar që në fund dështon”, deklaroi Gruda në T7.

Sipas tij, vetë deklaratat e Kurtit zbulojnë “qëllime të mbrapshta”.

Lajme të ngjashme