Gruda Haxhiut: Kur do të sjellësh drejtësi për rastin Dehari, kapitull me të cilin keni abuzuar kaq shumë - NACIONALE

Gruda Haxhiut: Kur do të sjellësh drejtësi për rastin Dehari, kapitull me të cilin keni abuzuar kaq shumë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i PDK-së, Përparim Gruda me anë të një postimi në Facebook ka shpërfaqur një status të ministers Haxhiu e cila kinse tallet me Prokurorinë Speciale.

Gruda ka pyetur ministren se a e din rolin e saj, që duhet të ndërtoj besim në institucione.

Tutje Gruda ia ka shtruar edhe atë që e ka cilësuar si pyetjen kryesore ministers “Kur do të sjellësh drejtësi për rastin e Astrit Deharit dhe do ta mbyllësh këtë kapitull të dhimbshëm, me të cilin keni abuzuar kaq shumë?”.

E plotë:

Shihni kush është Ministrja e Drejtësisë në Kosovë!

Në prag të përfundimit të mandatit të saj qeveritar, në vend që të prezantojë punët dhe reformat që ka realizuar, ajo zgjedh të bëjë shkrime cinike dhe tallëse ndaj Prokurorisë. Ky është një akt i papranueshëm që tregon një mungesë të thellë të profesionalizmit dhe përgjegjësisë.

Ministrja e Drejtësisë ka për detyrë të ndërtojë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë dhe jo ta rrënojë atë duke krijuar mosbesim në sytë e qytetarëve.

Pyetjet që bëjnë sot çdo qytetar, veçanërisht ata që kanë votuar për këtë qeveri, janë këto:

1. Ku mbetën premtimet për drejtësi që paraqite me aq bujë?

2. Çfarë reformash ke realizuar për të përmirësuar sistemin e drejtësisë?

3. A e kupton që si Ministre e Drejtësisë ke një përgjegjësi të madhe, dhe nëse prokuroria po dështon, atëherë edhe ti ke dështuar?

4. A e kupton rolin tënd dhe rëndësinë e tij për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë dhe të paanshëm?

Dhe pyetja kryesore: Kur do të sjellësh drejtësi për rastin e Astrit Deharit dhe do ta mbyllësh këtë kapitull të dhimbshëm, me të cilin keni abuzuar kaq shumë?

Lajme të ngjashme