Gruda: Është nder dhe përgjegjësi e madhe të i shërbej vendit tim si deputet
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, për herë të parë dje është regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Pas regjistrimit, ai ka treguar për rëndësinë e të qenit përfaqesues i popullit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gruda ka shkruar se shërbimi ndaj vendit si deputet është nder dhe përgjegjësi e madhe.
“Sot, bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe deputetët e zgjedhur, realizuam regjistrimin zyrtar në Kuvendin e Kosovës si deputetë. Është nder dhe përgjegjësi e madhe të i shërbej vendit tim si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gruda.