Gruas në Deçan i gjendet një pushkë gjuetie me 14 fishekë - NACIONALE

Gruas në Deçan i gjendet një pushkë gjuetie me 14 fishekë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një gruaje në Deçan i është gjetur një pushkë gjuetie pa leje.

Sipas policisë, pushka është konfiskuar ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i PK-së:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Osaj, Deçan, 16.07.2022-21:00. Nga e dyshuara femër kosovare është sekuestruar një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë pa leje përkatëse. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme