Gruaja që u zhduk ditë më parë gjendet e vdekur në kufi me Serbinë
Ditë më parë u raportua për zhdukjen e një gruaje nga Zubin Potoku, të cilën tash e një kohë po e kërkonin organet gjegjëse.
Pas një pune disa ditore, trupi i saj është gjetur, në brezin kufitar me Serbinë. Siç njofton Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, trupi i saj është nxjerrur nga një humnerë, pas një pune të mundimshme prej 4 orësh.
Njoftimi i plotë
Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë.
Ekipet e tona mbas 4 orë pun të mundimshme arriten ta nxjerrim nga humnera.