Gruaja nga Peja e raporton vajzën në Polici: I sulmoi dy vëllezërit e mitur dhe u largua nga shtëpia - NACIONALE

Gruaja nga Peja e raporton vajzën në Polici: I sulmoi dy vëllezërit e mitur dhe u largua nga shtëpia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua në Pejë e ka raportuar në Policinë e Kosovës vajzën e saj.

Kjo pasi e njëjta i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e mitur dhe është larguar nga shtëpia.

Viktimat sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor.

“ Pejë 19.03.2024, 13:20. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se e dyshuara femër kosovare-vajza e saj, i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur dhe është larguar nga shtëpia. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme