Gruaja në Prishtinë sulmohet fizikisht nga burri dhe nëna e saj
Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj dhe nëna e saj të shtunën në Prishtinë.
Sipas raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa, dy të dyshuari pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNË FAMILJARE
Prishtinë 04.02.2023-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.