Gruaja në Pejë kanoset nga ish-bashkëshorti që jeton jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Pejë është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.
Kanosja ka ndodhur përmes rrjeteve sociale, nga ish-bashkëshorti që jeton jashtë vendit.
“Është raportuar se një femër kosovare, ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga bashkëshorti- i dyshuari mashkull kosovar i cili jeton jashtë vendit. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.