Gruaja goditet nga vetura në vendkalim për këmbësorë në qendër të Prishtinës
Një grua ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë në një vendkalim për këmbësorë pranë semaforëve në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”.
Pas aksidentit, ajo është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se pacientja është pranuar në trajtim dhe ndodhet në gjendje stabile.
“Jemi duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Aktualisht gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.